Festoi 1-vjetorin, Shkurte Gashi i dedikon këngë të birit

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Djali i këngëtares Shkurte Gashi, festoi dje 1-vjetorin e lindjes. Këngëtarja dhe partneri i saj, Albert Limani i kushtuan Malit disa fjalë të ëmbla në një ditë mjaft të veçantë për ta.

“Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty. Të duam shumë.”, ka shkruar Shkurta.

Në këtë ditë të shënuar, këngëtarja ka vendosur t’i bëjë të birit një super dhuratë. Një këngë që mban titullin “Mali i vogël”, të cilën ai do ta kujtojë gjithmonë.

Të ngjashme