Festoi ditëlindjen, Adelina Tahiri poston fotot ku bën gjestin e turpshëm

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Adelina Tahiri, ka festuar një ditë më parë 29-vjetorin e lindjes. Përveç urimeve të shumta që ka marrë nga njerëzit e saj të dashur dhe fansat, ajo ka organizuar edhe një festë të madhe.

Në një sallon të mbushur me tullumbace dhe lule ajo i uron vetes “Gëzuar Ditëlindjen” nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në ditën e saj speciale Adelina është surprizuar me buqeta me trëndafila dhe dhurata luksoze teksa duket mjaft e lumtur.

Më pas Adelina ka ndarë me ndjekësit edhe disa foto të tjera ku shfaqet e veshur me një rrobdeshambër ku në të shkruhet “Mbretëreshë”. Madje në foton e parë ajo shfaqet me gishtin e mesit lart, e bashkëngjitur me këto poza shkruan: “Pak foto për hejteRAT”.



Të ngjashme