Festoi ditëlindjen e 21-të, Rasheli mori dhuratën luksoze nga prindërit

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-velina, Rashel Kolaneci, ka festuar një ditë më parë 21-vjetorin e lindjes. Ajo ende nuk ka zbuluar se si e ka kaluar ditën e saj të veçantë, nëse kishte organizuar ndonjë festë.

Por përmes një postimi në “Instagram”, Rasheli ka treguar dhuratën luksoze që ka marrë nga prindërit. Këta të fundit i kanë blerë një makinë të shtrenjtë, që me siguri 21-vjeçares i ka pëlqyer shumë.

Në foton e postuar në rrjetet sociale, Kolaneci shfaqet e ulur sipër në makinë, e cila është e zbukuruar nga një fjongo e madhe e kuqe. “Dhurata e ditëlindjes nga mami dhe babi”, shkruan bukuroshja në foton që ka marrë mijëra pëlqime.

E gjithashtu nuk kanë munguar as urimet e shumta nga ana e fansave, të cilët njëkohësisht e kanë përgëzuar edhe për makinën.

View this post on Instagram

clear vision 2020 🤍 @bcrepuk

A post shared by Raimus ™ (@rashelkolaneci) on

View this post on Instagram

@meed_moda 🖤

A post shared by Raimus ™ (@rashelkolaneci) on

Të ngjashme