Fifi ankohet se nuk po ka djem brenda shtëpisë, puthet në buzë me Beniadën

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Fifi, duket se po ndjen mungesën e një djali në jetën e saj.

Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.

“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam.”-tha Fifi.

Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi.

Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të këto veprime janë jo normale.

Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre.

Që në fillim të këtij formati, Fifi shprehu hapur pëlqimin që kishte për Granitit. Por pasi ish-konkurrenti i tha se e sheh vetëm si shoqe, ajo u tërhoq. Pas eliminimit të ish-futbollistit, duket se ajo “e ka gjetur ngushëllimin” tek Dj Dagz, të cilin e njeh edhe jashtë shtëpisë.

Dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur, por kur Fifi u pyet nëse e zëvendësoi Granitin me Arbrin, ajo tha se atë e ka si vëlla.

Të ngjashme