Fifi bën roje nate me shkop, teksa pret të zbulojë se kush janë ‘hajdutët’

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Para dy netësh, dy banorët Sabiani dhe Einxhel kishin vendosur që t’i bashkojnë forcat për t’iu bërë një lojë banorëve të “Big Brother VIP”.

Gjatë natës dyshja kanë krijuar një lëmsh të vërtetë të shtëpi, duke rrëzuar objekte e disa duke i fshehur ato.

Ditën e djeshme një zarf i bardh ka arritur në shtëpi, teksa ka kërkuar nga banorët që të zbuloj se cilët nga ta kanë qenë ‘hajdutët’.

Banorët kanë ngritur dyshimet mbi Donaldin, Sabianin, Einxhel dhe Monikën, ndërsa këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur me nofkën “Fifi” ka vendosur që mbrëmë të qëndroj zgjuar dhe t’i zbulojë se kush janë “hajdutët”.

Ata sonte në natën e spektaklit duhet t’i thonë emrat e dy banorëve se për kë mendojnë që janë “hajdutët”.

Një skenë interesante ka publikuar faqja e “Big Brother VIP”, ku Fifi shihet me një ‘shkop’ duke bërë roje se mos po zgjohet ndonjëri nga banorët.

Të ngjashme