Fifi e lënduar nga fjalët e Granitit: Më kap ankth kur njerëzit luajnë me mua

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Zhvillimet e reja në Big Brother VIP kanë vazhduar të tërheqin vëmendjen e publikut.

Këtë herë në fokus sërish ishin këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana, të cilët që në hyrje janë dukur të afërt me njëri-tjetrin, madje është supozuar edhe për një lidhje dashurie mes tyre.

Por, në orët e para të ditës së shtunë, ishte Graniti ai që ia bëri të ditur Fitit se nuk e sheh si një femër që mund të krijojë raport më shumë se miqësor me të.

Kjo gjë e ka lënduar këngëtaren e njohur, e cila madje ishte në gjendje të keqe emocionale dhe shëndetësore.

Ndërsa, më vonë Fifi është parë më e qetë teksa ka diskutuar me banoren tjetër, Donikën, për raportin e saj me Granitin.

Ndër tjera Fifi u shpreh se atë e kap ankthi kur njerëzit luajnë me të, dhe se nuk planifikon t’i flas më Granitit.

“Më kap ankth kur njerëzit luajnë edhe ma bëjnë këtë sy më sy, e kam prej kur kam qenë fëmijë. Gjithmonë ma kanë bërë njëjtë, në çdo aspekt, jo veç në këtë aspekt”, tha Fifi.

“Veç jam duke menduar a me i fol atij apo, unë kam lind vet dhe do vdes vet, po më vjen inati çfarë ka bërë. Unë dua mos t’i flas më hiç, zero”, vazhdoi tutje këngëtarja.

Të ngjashme