Fifi: Më ka dal nami që po vdes të fitoj festivalin, Ardit Gjebrea tregon për kë ka votuar

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare, moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka tregur troç për cilin këngëtar ka votuar këtë festival.

Ndër të tjera ai është shprehur se ka dy telefona dhe me të dy votoi Fifin dhe Brunon sepse ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.

Ndërsa Fifi shprehet se këtë vit ka marrë pjesë tek “Kënga Magjike” vetëm për kënaqësi dhe jo sepse po vdes për të fituar çmimin e parë siç i ka dalë zëri kudo.

Ardit Gjebrea: Unë kam dy celularë, njërin zyrtar, tjetrin privat, kam votuar për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh me të dy telefonat për ju të dy sepse ishte ai vrulli dhe ajo gjëja që unë thoja këtë dua në festival pavarësisht se si erdhi. Thashë ore edhe unë dua të fitoj dhe votova për ju të dy. Më fal Alban por thashë të vërtetën, pavarësisht se e dija që ti do ishe shumica e votuesve të publikut sepse ajo ndihet dhe ishe mbi 2 mije e ca telefonata e mesazhe, ishin për ty.


Të ngjashme