Fifi në përgatitje të këngës së re

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e re, Fifi, ka paralajmëruar projektin e ri të saj.

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi duket se po punon në studio për projektet e reja të saj për vitin e ri.

Duket se viti 2019 do të jetë i fuqishëm për të dhe një nisje e mbarë.

View this post on Instagram

Its deep right ?! 🤭 🔜🖋

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Në llogarinë e saj personale në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një pjesë të tekstit, që ajo lë të ditur se janë vargje të projektit të ri.

“Isha zyt aq thellë në tekstin që po nxirrte boja nga shkrimi që po bëja, sa edhe stilografi në një moment filloi me mua qajti”, ka shkruar Fifi.

Duket se edhe projekti i radhës do të jetë një baladë prekëse nga këngëtarja.

Kujtojmë se Fifi ishte një prej favoriteve për të fituar festivalin Kënga Magjike me bashkëpunimin e saj me MC Kreshën “Psikopatja jote”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme