Fifi: Pas buzëqeshjes sime është gjithçka që nuk do ta kuptosh kurrë

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ajo është një nga yjet më të zëshme në showbizin shqiptar, e cila ndan thuajse çdo gjë me fansat.

Sukseset, projektet e po ashtu edhe dashuria – janë vetëm disa nga gjërat që Fifi shpesh i prezanton edhe në rrjete sociale.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa imazhe nga makina, të cilat njëherësh i ka shoqëruar edhe me një përshkrim të veçantë.

“Pas buzëqeshjes sime është gjithçka që nuk do ta kuptosh kurrë”, thuhet në shkrim.

Megjithëse është e hapur me fansat e publikun, Fifi ka një pjesë të vetes që e ruan më shumë fanatizëm.

Komplimentet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Fifi aktualisht po shijon suksesin e këngës së re “Fiksim”, me të cilën është pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2021”.

Të ngjashme