Fifi sqaron raportin që ka me Florin

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Javë më parë, Flori dhe Bruno lansuan projektin “Ja ke bo vetes”.
Flori dhe Bruno vendosën që këtë projekt ta sjellin vetëm në versionin audio, shkruan lajmi.net.

Kënga u prit mirë në publik dhe duket se dy artistët menduan t’ia realizonin edhe videoklipin, kjo pas publikimit të një videoje në rrjete sociale.

Në atë video, Fifi shfaqej shumë e afërt me Florin, andaj kjo gjë kishte bërë të gjithë të dyshojnë se ka diçka më shumë rreth tyre.

Por, e ftuar në “Why not”, Fifi ka sqaruar raportin që ka me kantautorin, duke thënë se janë vetëm shokë, por kur ishte e vogël e kishte fiksim.

“Përveç se jemi shokë, dy artistë dhe dy njerëz shumë të ngritur artistikisht, asgjë më shumë s’ka. Por juve dua t’jua lë kështu si pikëpyetje”, ka thënë Fifi.

Për ndryshe, të dy artistët ishin konkurrentë në festivalin “Kënga Magjike”, Flori zuri vendin e parë, kurse Fifi e cila u shfaq në duet me Mc Kreshën, arriti ta marrë vendin e tretë. /Lajmi.net/

https://video.gjirafa.com/fifi-pjese-e-kenges-se-re-te-flori-mumajesit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme