Filarmonia mban koncert, vjen dirigjenti i njohur britanik

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 15:04 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filarmonia e Kosovës do të mbajë, të dielën, koncertin, pjesë e të cilit do të jetë dhe dirigjenti britanik, Alexander Walker. Organizatorët thanë se lidhur me programin kanë punuar intensivisht qe rreth gjashtë muaj.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një konferencë me gazetarë, tha se programi dy risi. “E kemi dirigjentin nga Britania e Madhe, i cili është për herë të parë në Kosovë, Dhe risia e dytë është një vepër monumentale, një vepër që asnjëherë nuk është realizuar në Kosovë dhe aktori kryesor në këtë risi do të jetë pianisiti jonë i njohur, Misbah Kaçamaku. Kjo është një vepër që zgjat mbi 50 minuta”, tha Jashari, raporton Ekonomia Online.

Pianisti kosovar, Misbah Kaçamaku, tha se lidhur me programin kanë punuar intensivisht rreth gjashtë muaj mirëpo në tërësi është marrë me veprën e Johannes Brahms rreth pesë vjet.

“Është një vepër e madhe dhe këtë vepër jam duke e lexuar qe pesë vite intensivisht, kurse gjashtë muajt e fundit pa ndërprerje”, tha Kaçamaku.

I lumtur për bashkëpunimin me Filarmoninë e Kosovës u shpreh edhe dirigjenti britanik, Alexander Walker.

“Ky është një privilegj i madh për mua të punojë me një orkestër të re. Ka qenë një javë fantastike në Prishtinë. Jam ballafaquar me mikpritjen e mirë, e cila nuk më ka ndodhur në vendet e tjera”, tha Walker.

Koncerti do të mbahet nesër me fillim nga ora 20:00.

Të ngjashme