Filmi dokumentar për Beyoncen nga java e ardhshme në Netflix

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Filmi dokumentar për këngëtaren e njohur Beyonce javën e ardhshme do të duhej të shfaqej në Netflix. Premiera online e projektit ‘Homecoming’ do të jetë në dispozicion më 17 prill, raporton CNN.

Netflix të hënën e publikoi trilerin zyrtar të filmit dhe njoftimin për mediat duke e përshkruar “Homecoming” si një vështrim intim për performancën historike në Coachella të Beyonce në vitin 2018, me të cilën i nderoi kolegjet dhe universitetet amerikane, të cilët e arsimuan popullatën afrikano-amerikane.

Filmi do të paraqesë edhe xhirime dhe intervista të sinqerta të cilët në mënyrë të detajuar e përshkruajnë përgatitjen dhe vetë rrugën deri në këtë koncert historik, thuhet nga Netflix, përcjell KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë se Beyonce vitin e kaluar e filloi edhe programin e bursave me titullin “Programi për dhënien e bursave për kthim”, me të cilat u siguroi studentëve të katër kolegjeve dhe universiteteve në Shtetet e Bashkuara, në të cilat arsimohen popullatat afrikano-amerikane, ndihmë financiare prej 25.000 dollarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme