Filmi i mbushur me muzikë “In The Heights” lansohet së shpejti

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Janë lansuar pamjet e reja të filmit “In The Heights”.

Ky projekt i bazuar në mjuzikllin e vitit 2007 të Lin Manuel-Mirandas me të njëjtin emër, e rrëfen historinë e një komuniteti Latin me bazë në New York.

Në rolet kryesore të filmit luajnë aktorët, Anthony Ramos dhe Leslie Grace, dhe aktualisht pritet që të lansohet për publikun e gjerë në verë të këtij viti.

Aktorja Leslie Grace e ka përshkruar këtë projekt një mjuzikëll tipik i cili nuk do t’i zhgënjejë adhuruesit e këtij zhanri, në veçanti të gjithë ata që e pëlqejnë punën e Lin Manuel-Mirandas. Sipas aktores, filmi “In The Heights” gjithashtu e shënon një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e latino-amerikanëve në kinematografi. Ai është një platformë e jashtëzakonshme e kulturës dhe mënyrës së jetesës së këtij komuniteti.

Nw filmin e realizuar nga studioja “Warner Bros” po ashtu luajnë aktorët: Corey Hawkins, Melissa Barrera, Daphne Rubin-Vega, Gregory Diaz, Stephanie Beatriz, Dascha Polanco dhe Jimmy Smits.

I punuar nga regjisori i filmave “Crazy Rich Asians” dhe “Step Up”, Jon M. Chu, filmi “In the Heights” planifikohet të lansohet nëpër kinema dhe në platformën HBO Max, më 18 qershor 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme