Filmi i propozuar për “Oscar” nga Kosova, “Zgjoi”, arrin nga 28 tetori edhe në Cineplexx

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Filmi “Zgjoi” nga regjisorja Blerta Basholli, që u bë edhe një sukses i jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke u bërë edhe kandidatura e Kosovës për çmimin Oskar, në kategorinë për filmin më të mirë të huaj, do filloj shfaqjen për publikun në Kosovë me datën 28 tetor, në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren.

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; ndërsa në rolin kryesor luan Yllka Gashi, dhe në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; “Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK.

Të ngjashme