Filmi “Martesa” merr pjesë në festivalin Roze Filmgaden

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 09:25 | Nga

Filmi “Martesa” do të shfaqet në Amsterdam në kuadër të festivalit Roze Filmdagen.

Drama e një trekëndëshi të dashurisë ku luajnë Adriana Matoshi, Genc Salihu dhe Alban Ukaj, në rolet kryesore, do të shfaqet më 10 mars në orën 15:30 dhe më 16 mars në orën 17:45.

Nga 8-18 mars mbahet Roze Filmdagen Festival – festivali ku shfaqen filma që lidhen me jetën e komunitetit LGBTQ.

Filmi po shfaqet edhe në Kosovë dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e shikuesve kosovarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme