Fjolla Morina e mahnitshme në fotosesionin e realizuar për fundvit

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, ka realizuar një set fotografik për fundvit.

Bukuroshja, e cila komentohet vazhdimisht për paraqitjet atraktive, edhe këtë herë vjen në formë të mahnitshme me përzgjedhjen që bëri.

E njëjta ka veshur një fustan të kuq të gjatë, përmes së cilit vë në pah linjat trupore e po ashtu edhe tatuazhin në këmbën e djathtë.

“Pavarësisht se si duket një grua, nëse është e sigurt, është seksi”, është përshkrimi që ia ka vënë njërit postim të publikuar në Instagram.

Të shumta ishin komentet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët e saj, duke e përgëzuar për dukjen elegante.

Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e publikuar nga Fjolla mban titullin “Lule” në bashkëpunim me Beraton.

View this post on Instagram

💃🏻

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

Këngëtarja këtë vit bëri bujë për një koncert në Skënderaj, pasi veshja e saj u konsiderua mjaft e ekzagjeruar për t’u shfaqur e tillë para publikut, marrë parasysh se kishte edhe të mitur, shkruan telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme