Fjolla Morina ngacmon femrat që e kritikojnë: Thash t’ju pyes se kah po ju shkojnë burrat sonte

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në një nga postimet e saj të fundit, ajo i doli në përkrahje këngëtares Beatrix Ramosaj për situatën e saj në Big Brother VIP.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, shkroi Fjolla.

E me të marrë komente negative lidhur me këtë, Fjolla duket se ka vendosur që t’ua kthejë me ironi të gjithë atyre që e kanë kritikuar atë.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku duket mjaft atraktive e veshur me një fustan të bardhë, gjersa në mbishkrimin e saj iu dërgoi një mesazh ironik femrave që e kritikojnë atë.

“Thash t’jau ndreqë këtë ditë pak, e t’ju pys kah po ju shkojnë të dashurit e burrat sonte”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Fjolla ka një kohë të gjatë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor – kjo për shkak të problemeve të saj me ligjin, që e kanë mbajtur peng për më shumë se një vit. 

Të ngjashme