Fjolla Morina pozon duke mbledhur speca në serrë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, gjithmonë diskutohet për paraqitjet e saj televizive apo në koncerte të ndryshme.

Ajo është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja i befasoi të gjithë teksa vendosi të publikojë disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në një serrë duke mbledhur speca.

Marrë parasysh edhe atmosferën vjeshtore të turshive, Fjolla duket se është zhytur në frymën e kësaj atmosfere sezonale.

“Ishte një ditë e bukur sot”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazhit, ndërsa shfaqej duke mbledhur specat në serrë.

Fjolla përndryshe ishte mjaft aktive gjatë verës me prurje muzikore e koncerte të shumta, ndërsa një nga paraqitjet e saj të ekspozuara në Sheshin e Skënderajt, bëri shumë zhurmë në media./telegraf

https://www.instagram.com/p/B2ok2Zhp8h6/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme