Fjolla Morina reagon për herë të parë pas “zhurmës” rreth arrestimit

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Fjolla Morina ka bërë reagimin e parë që prej ‘zhurmës’ që u bë për arrestimin e saj.

Ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, pasi në veturën e saj u gjetën dy armë.

Këngëtarja ka dalë para gjyqit bashkë me dy personat që ishin duke e shoqëruar, ndërsa për të u vendos masa e arrestit shtëpiak.

Me këtë rast, Fjolla po detyrohet që të qëndrojë në Kukës, derisa ta vuajë arrestin shtëpiak.

Që prej kur ndodhi rasti, ajo nuk kishte thënë asnjë fjalë në publik, por përmes postimit të fundit, këngëtarja reagoi e mllefosur.

Fjolla thotë se këto ditë lexoi gjëra që nuk ekzistojnë për të, andaj shton se me këtë po shkatërrohet familja e një personi që nuk e meriton këtë gjë.

Artistja shton se të gjitha fajet i merr mbi supin e saj, por lutet që të mos futin në këtë rast njerëz që nuk kanë lidhje me të.

“E kuptoj mjaft mire qe te jesh person publik cdo gje do te hiperbolizohet por deri ne nje fare pike te gjithe ne kete jete nuk jemi te pagabueshem e ju qe drejtoni gishtin nga une beni mire te numeroni gabimet tuaja nganjehere. Cfar skam lexuar keto dite per veten time! Gjara qe dhe une si dija..por te shkruani me emer e mbiemer dike i cili nuk ka asnje lidhje intime me mua kjo eshte keqdashje e paste. Po shkaterroni familjen e nje njeriu i cili nuk meriton kete “show”. Po shkruani gjera te paqene dhe po lendoni nje familje e femije. Fajet e mia i marr vet mbi sup ama ligesine per pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni ne valle njerez familjare!”, ka shkruar ajo. 

Të ngjashme