Fjolla, një tjetër emër i ri i skenës debuton me projektin e parë muzikor “Çdo natë”

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Skena muzikore shqiptare çdo ditë e më shumë po shtohet me artistë të rinj.

Fjolla Gashi, është këngëtarja e re e cila së fundmi ka bërë debutimin e saj në estradën shqiptare duke sjell projekin tashmë të parë.

Ajo ka prezantuar për publikun këngën me titull “Çdo natë” – projekt ky që vjen me një video të veçantë në versionin ‘audio’.

E njëjta ka bashkuar forcat me DorantBeats, i cili njëherësh ka realizuar edhe producimin e kësaj kënge.

Për tekstin dhe melodinë është kujdesur Florid, teksa producent ekzekutiv është Mërgim Geci.

Ndonëse e re në skenë, Fjolla ka rrëmbyer vëmendje të madhe me stilin e veçantë të të interpretuarit.

Artistja Gashi, një zë i ri dhe premtues në skenën muzikore kosovare, në vazhdim pritet të sjell edhe shumë prurje të reja muzikore. 

Të ngjashme