Flaka Krelani bashkëpunon me një nga anëtarët e grupit të 2Pac

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Playa” dhe është në bashkëpunim me hip hop artistin e njohur Young Noble, i cili është anëtari i grupit të 2Pac, “Outlawz”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.

“E lumtur të paralajmëroj këngën e re me njërin prej hip hop artistin më të mirë të të gjitha kohërave, Yolung Noble, i cili është anëtar i grupit Outlaw”, ka shkruar ndër të tjera në gjuhën angleze Flaka.

Në videon e publikuar në Instagram, zbulohet pak nga klipi i kësaj kënge që pritet të publikohet këtë të shtunë, në ora 18:00.

“Slay” është projekti i fundit muzikor i Flaka Krelanit. Kënga është publikuar më 1 qershor të 2019 dhe deri më tani numëron mijëra klikime në kanalin YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme