Flet Adelina Berisha pasi hajnat i vodhën para të gatshme dhe stoli ari

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja ka qenë cak i hajnave, të cilët i kanë bërë dëme në shtëpinë e saj.

Adelina Berishën e konfirmoi rastin se hajnat i kanë hyrë në shtëpi.

Ajo tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja rreth orës 01:30 në rrugën “Shaip Kamberi” në kryeqytet.

Ndërsa kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur , këngëtarja u shpreh se është mirë.

“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina, shruan lajmi.net.

Ndryshe, artistët e estradës shpesh janë cak i vjedhjeve të ndryshme nga persona të panjohur, megjithatë edhe nuk i bëjnë publike, ndërsa rasti i këngëtares, Adelina Berisha është raportuar edhe në polici.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme