Flet aktorja e njohur turke, tregon nëse e la të dashurin për partnerin e serialit

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Hande Erçel dhe Kerem Bursin tash e sa ditë kanë qenë pre e thashethemeve për një romancë të mundshme mes tyre.

Madje, mediet turke pretenduan se dyshja kanë nisur një lidhje të re dashurie, pasi të dy luanjë në të njëjtin serial.

Hande dhe Kerem aktrojnë në “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time), ndërsa thuhet se aty filluan shkëndiat e dashurisë mes tyre.

Për këtë gjë, atë e pyeti së fundi një gazetar, duke i thënë “Fansat mendojnë se shkoni shumë me njëri-tjetrin. Mos ka lindur një dashuri e re mes jush?”.

Përgjigja e Handes ishte “Po e di që mendojnë kështu, por ne thjesht po bëjmë punën tonë. Ne punojmë 24 orë në ditë”.

Të ngjashme