Flitet për lidhje: Me cilën aktore ka qenë i fejuar regjisori i programit të Arbanës?

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Pas divorcit nga biznesmeni Ardit Kero me të cilin ka dhe një djalë, Arbana Osmani është vendosur në qendër të të gjitha mediave.

Mirëpo, së fundmi, doli lajmi se moderatorja është në një lidhje me regjisorin e emisionit të saj ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj.

Vendet e njëjta që ata frekuentojnë dhe komentet nëpër rrjetet sociale kanë bërë që të vihet re raporti i tyre.

Por një tjetër detaj, që ndoshta jo të gjithëve i kujtohet është se Eduarti ka qenë i fejuar me aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj.

Grishaj është nga Malësia e Madhe dhe ka punuar si kameraman dhe montazhier në një televizion lokal në Shkodër, ku dhe është njohur me Rudinën. Ata kanë qenë së bashku në një marrëdhënie prej 4 vitesh, por nuk u finalizua me martesë.

Sot Eduarti punon krah Arbanës dhe është regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Njohja me moderatoren dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme