Flori Mumajesi në lidhje me Liberta Spahiun, publikohet video e tyre duke u puthur

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi ka qenë i ftuar një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”.

Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe disa prej fytyrave publike, ndër to edhe moderatorja kosovare, Liberta Spahiu.

Në një video të dërguar nga lexuesit e “Gazetës Express”, shihet në një moment Flori, i cili shkon pranë moderatores me të cilën shkëmbejnë puthje.

Kujtojmë që disa herë në media rozë është përfolur për një lidhje të mundshme në mes dyshes, por që nuk u konfirmua asnjëherë.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/video-1647817211.mp4

Të ngjashme