Flori Mumajesi po rikthehet, me kë po vjen në duet

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Flori Mumajesi po rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë.

Kantautori ka nënkuptuar se po sjell një bashkëpunim me Ylli Limanin.

Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një pjesë nga kënga ndërsa ka shkruar: “Pyeteni Flori Mumajesin se kur del kënga”, duke i bërë tag artistit.

Ndërsa Flori, teksa ka rishpërndarë postimin e Yllit ka shkruar: “Është fshehur pas reve, as nuk e shoh, as më sheh”.

Më pas, në një tjetër video, teksa ndan një pjesë ku këndon ai, Flori shkruan: “Nëse vlen si përgjigje”, duke mos e zbuluar datën e publikimit.

Të ngjashme