Flori pasi shpallet personazh i vitit, thotë se këtë çmim e meritoj dikush tjetër

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ne mediat dhe revistat e njohura shqiptare është bërë traditë që të shpallet një emër i njohur për publikun shqiptar si personazhi i vitit.

Kryesisht sondazhet janë bërë online, ku një prej tyre është edhe ai i “Revista Class”, ku si personazhi i vitit 2018 është shpallur këngëtari i njohur, Flori Mumajesi.

Por mesa duket Flori ka zgjedhur ta trasnferoi diku tjetër këtë vlersim, ku sipas tij ai që e meritonte ishte Elvis Naçi.
Kujtojmë se teologu, Elvis Naçi është kthyer një një personazh shumë të dashur për publikun pas emisionit të bamirësisë “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, shkruan Flori.

Këtë viti Flori Mumajesi u shpall fitues i “Këngës Magjike” me këngën e titulluar “Plas” e cila ka marrë miliona klikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme