Floriani rikthehet në bashkëpunim me Skivin

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Florian Beqiri së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Një vit pasi solli një bashkëpunim shumë të suksesshëm me këngëtarin Estto, Florian Beqiri po vjen me një tjetër bashkëpunim, por kësaj radhe me një reper.

Bëhet fjalë për reperin Skivi dhe siç mëson GazetaExpress kënga i dedikohet femrave me flokë “kaçurrela”.

Pjesë e projektit do të jetë edhe Doksi ndërsa do të vijë e realizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar dhe është në fazat finale.

Floriani është ndër këngëtarët më të pëlqyer nga të rinjtë. Vetëm kënga e fundit arrin shifrën e klikimeve rreth 6 milion.

Kujtojmë se Floriani për publikun u bë i famshëm me këngën “Ngjyra e kuqe” në bashkëpunim me këngëtarin Adrian Gaxha, i cili deri para pak kohësh ishte edhe menaxheri i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme