Folk grupi amerikan për herë të parë në Kosovë

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Në qytetin e Prizrenit për herë të parë do të performojnë në Kosovë, interpretuesit amerikanë të muzikës folk, Kyle Dillingham & Horseshoe Road.

Ky grup në Kosovë do të performojë nga 4 deri më 8 Prill, njofton Klan Kosova.

Grupi nga Oklahoma do të performojë nesër në Qendrën e Prizrenit, “Sheshi i Lidhjes”.

Koncerti mbahet në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.

Të ngjashme