Foto romantike nga shtrati, Alvaro Morata i bën dedikim special bashkëshortes

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Alvaro Morata ka një raport tepër special me bashkëshorten e tij, Alice Kampelo. Këtë gjë e konfirmojnë edhe postimet romantike në rrjetet sociale.

Shpeherë, sulmuesi i Atletikos, ndan me miqtë e tij në “Instagram”, foto dhe momente speciale me partneren e tij.

Së fundmi 27 vjeçari i ka bërë një dedikim mjaft të bukur Alices, duke postuar një pozë profesionale nga shtrati, teksa shkruan:

“Do të zgjidhja njëmijë herë pa u menduar një moment. Jam shumë krenar për ty, shumë”, shkruan Alvaro Morata.

Morata.

Kujtojmë që futbollisti spanjoll, u fejua në dhjetor të vitit 2016 me bashkëshorten e tij, ndërkohë që në vitin 2017 u martuan. Çifti ka sjellë në jetë 2 djem binjakë, Alesandro dhe Leonardo, teksa janë në pritje edhe të një fëmije tjetër.

MORATA ME FAMILJEN
Morata5
morata-alice2
morata-alice (1)


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme