Fotografi me famë në botë i komenton Leonora Jakupit

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 15:17 | Nga

Leonora Jakupi emër që me vite i qëndroj aq besnike dhe krenare skenës muzikore, filloj me muzikë qysh e re dhe vazhdoj me shumë përpjekje dhe mundim, por sot renditet në femrat dhe këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

E kujdesshme si gjithmonë, në çdo projekt dhe paraqitjet e saj janë shumë të denja. Asnjëherë nuk është lakuar emri saj për ekstarvaganc apo ndonjë paraqitje të dështuar, e kuruar dhe e kujdesshme në çdo detaj.

Leonora shquhet për bukurinë natyrale , por ajo që ka bërë për vete publikun është zëri i saj. Pas vetës numëron këngë të shumta dhe pritet të sjell dhe një album të radhës. Kënga e saj e fundit është ‘Pa asnjë dyshim’ këngë kjo që u prit mjaft suksesshëm, shkruan Kosovarja. Janë festat e fund vitit dhe angazhimet janë edhe më të shumta, e këngëtarja shkëput imazhe dhe sjell për ndjekësit fotografit më të bukura që ka realizuar ndonjëherë.

Më e bukur se kurrë me parë Leonora shfaqët në këto fotografi të fundit. Këtyre imazheve nuk ka mundur të ju rezistoj edhe fotografi shqiptar me famë botërore Fadil Berisha, me disa ikona që nënkuptohet se I ka dhënë komplimente se duket perfekt duke e quajt edhe zemër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme