Fotot e Angela Martinit e nxorën zbuluar, si u arrestua bashkëshorti i modeles shqiptare

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Gjithçka duket se është zbuluar pikërisht nga postimet e modeles shqiptare në Instagram. Angela Martini ka sinjalizuar autoritet për vendndodhjen e bashkëshortit të shpallur në kërkim, pas publikimit të fotove në rrjetet sociale.

Dragos Savelcu u arrestua këtë të martë në ishullin Mykonos të Greqisë. Pas fotografisë së modeles, rezultoi se Dragos ishte larguar nga Italia dhe pritej që pas kësaj lëvizjeje, të arrestohej me urdhër të Interpolit, të lëshuar nga Rumania.

“Ndonëse Angela Martini nuk e kishte zbuluar vendndodhjen, ajo kishte treguar se me cilët miq po argëtoheshin, të cilët në rrjetet e tyre sociale tregonin se ndodheshin në Mykonos”, shkruan ndër të tjera media rumune G4Media.

Dragos Savulescu ishte në një restorant të njohur në zonën e Mylos kur u arrestua. Urdhri i arrestit për të u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa u përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga mediat rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore për dënimin me burg, Savulescu u arratis në Itali, konkretisht në Napoli derisa u vu në pranga në Greqi.

Të ngjashme