Françeska Jaçe e thotë troç se kush ia paguan pushimet luksoze që bën

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Françeska Jaçe shpesh komentohet për jetën super luksoze që bën.

Modelja nga Shqipëria nuk heziton aspak të shfaq në rrjete sociale që bën, e që komentet nga ndjekësit janë të shumta se nga i merr modelja paratë, shkruan Reporteri.net.

Por, mbrëm e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Chanel, modelja ka treguar hapur se nga i merr paratë për jetën që ajo bën.

“Përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?”, ishte pyetja që iu drejtua modeles.

“Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në Instagram, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në zbritje, ose hotelin gratis. Pastaj pak familja, pak nga udhëtimi, pak nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”, ishte përgjigja e Françeskës.

Të ngjashme