Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku bëhet baba për herë të parë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Elona, u bënë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Luis.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Mirë se vjen në këtë botë djali im i vogël. Nëna dhe babai të duan ty. Luis Sadiku”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Ndërkaq, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë në anën tjetër muaj më parë u largua nga futbolli evropian dhe bëri transferimin në kampionatin e Bolivisë.

Deri në atë periudhë, ai ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor.

Të ngjashme