“Future Nostalgia” renditet i dyti në listën e albumeve më të mira globale nga Spotify

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Platforma e njohur muzikore Spotify e ka publikuar listën e albumeve më të mira globale, dhe në vendin e dytë të kësaj liste renditet “Future Nostalgia” nga Dua Lipa.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, e ka ndarë lajmin e mirë me 58 milionë fansat e saj në Instagram, ku shfaqen 10 albumet më të mira globale.

Në vendin e parë kryeson albumi “El Ultimo Tour Del Mundo” nga Bad Bunny, i përcjell nga “Future Nostalgia” në pozitën e dytë. Në vendin e tretë dhe të katërt radhiten albumet, “Positions” nga Ariana Grande dhe “Shoot For The Moon Aim For The Stars” nga Pop Smoke, ndërsa në vendin e pestë gjendet Taylor Swift me albumin e fundit “Evermore”. Në top-dhjetëshe me albumet e tyre kanë arritur të renditen edhe artistët: The Kid Laroi, Harry Styles, Juice WRLD, The Weeknd dhe grupi korean “BTS”.

Por sukseset e Dua Lipës nuk përfundojnë këtu.

Gjatë pasdites të së hënës, ylli i muzikës pop e shënoi edhe një sukses të ri duke u bërë pjesë e listës së 100 këngëve më të mira nga “Billboard”. Ajo renditet e shtata në këtë listë, me hitin e padiskutueshëm “Levitating” të sjellë në bashkëpunim me reperin, DaBaby.

Të ngjashme