G4shi: Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë, për shkak se performoi në “Sunny Hill”.

Kjo është hera e dytë që reperi këndon në festivalin e lartpërmendur, derisa mahniti publikun me performancën e tij.

Pas mbarimit të koncertit, ai bashkë me stafin është nisur drejt Amerikës, për të vazhduar me angazhimet.

Megjithatë, me anë të një postimi të publikuar në Instagram, këngëtari nga Drenica tregon se do vijë në Kosovë në vitin 2024.

“Jam kthyer në Los Anxhelos, Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, Labinoti ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini./Telegrafi/

Të ngjashme