G4shi: Gjatë verës do të xhiroj një videoklip në Kosovë

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 08:08 | Nga

Labinot Gashi, i njohur si me nofkën “G4shi”, po vazhdon me sukses të krijojë karrierë në ShBA.

Ai ka paralajmëruar se këtë vit do të vjen me disa projekte muzikore, ndërsa një të tillë do ta realizojë në Kosovë.

Artisti ka konfirmuar se do të jetë në vendlinje në muajin korrik, me ç’rast edhe do të bëjë xhirimin e një videokënge.

“Do të xhirojë një video në muajin korrik në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale këngëtari.

G4shi njihet edhe për bashkëpunime të shumta dhe një ndër to edhe me Adelina Ismailin, ku së bashku kishin sjell këngën “Karma”.

Ndryshe, këtë vit reperi shqiptar pritet që të mbajë një numër të madh të koncerteve në SHBA dhe Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme