G4shi publikon remiksin e “Safety” në bashkëpunim me Chris Brown

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ditë më parë bëri të ditur se së shpejti do të lansonte remiksin e këngës “Safety”, në bashkëpunim me reperin amerikan, Chris Brown.

Bashkëpunimi i tyre tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Ky remiks ndër tjerash u lansua në versionin audio dhe së shpejti pritet të vijë i plotë edhe me videoklip.

Reperi, i cili shquhet për zërin e tij të veçantë, së fundmi lansoi një video të shkurtër të klipit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Videoja e Safety publikohet së shpejti”, është përshkrimi krahas videos, teksa skenat në klip shihet se janë mjaft të nxehta.

Ndërkaq, kënga origjinale e tij u lansua me klip në shtator të vitit të kaluar dhe deri më tani ka grumbulluar afro tre milionë klikime. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme