Garo: Kur një lule nuk lulëzon…

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 12:13 | Nga

Pas pesë sezonesh, Floriana Garo, moderatorja bukuroshe e “Jo vetëm modë” deklaroi se nuk do të jetë më drejtuesja e kësaj reviste televizive.

Një ndër arsyet kryesore, të cilën e ka artikuluar dhe ajo vetë ka qenë pikërisht zhvendosja në Zvicër tek i fejuari. Pas një lidhjeje njëvjeçare në distancë me avokatin Enis Daci, Floriana vendosi për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

E megjithatë me këtë postim në Instagram bukuroshja na ka bërë paksa konfuz për për arsyen e vërtetë të këtij largimi. Mbrëmjen e djeshme në media qarkulloi lajmi se do të jetë brunia simpatike, Nevina Shtylla moderatorja e re e “Jo vetëm modë”.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një foto në Instagram ku shkruhet: “Kur një lule nuk lulëzon duhet të rregulloni ambientin ku ajo rritet dhe jo lulen”.

View this post on Instagram

#foodforthought

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

View this post on Instagram

#tb2013 @revistashije #covergirl @klaudetaskenderasi

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

View this post on Instagram

Te dashur miq, "Jo vetem mode" ka qene eksperienca me lartesuese dhe permbushese ne jeten time profesionale! Une e nisa rrugetimin tim ne televizionin Klan ndaj falenderoj me zemer Aleksander Frangajn per mundesine dhe besimin qe me ofroi. Pa Bertin, Miren, Dritanin, Xhezualdin, Kristin dhe gjithe pasionin me te cilin ata e kane ushqyer emisionin, asgje nuk do ishte njesoj! Falenderoj pafundesisht te gjthe ata qe kane besuar tek une dhe me kane nxitur te bej me te miren por mbi te gjitha, publikun qe cdo te shtune ne oren 20.05 ka kthyer stacionin tek Jo vetem mode! Une kam vendosur te nis nje kapitull te ri ne jeten time, sigurisht nje vendim aspak i lehte, por gjithcka ne jete mundohemi ta bejme per me mire. Jam e bindur qe do te rishihemi prape ne te ardhmen! Xoxo, Floriana ❤️

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme