Gashi – i biri i refugjatëve nga Kosova, “Phil Collinsi në grackë”

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Emri: Labinot Gashi, i njohur ndryshe si Gashi. Mosha: 29-vjeçare. Vendlindja: Tripoli, Libi. Gashi dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende të botës para se të vendosen në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ai ishte 11 vjeç.

Tani jeton: Herë në një papafingo të gjerë në Beverly Hills të Kalifornisë e herë në një shtëpi të re në zonën Kensington të Brooklynit, të cilën ai e bleu për prindërit e tij më 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Fama: Gashi është një reper dhe këngëtar në ngritje, i cili ka bashkëpunime me DJ Snake, French Montana dhe emra të tjerë të mëdhenj të industrisë.

Stili i tij eklektik (ai ndonjëherë bart shall të modeluar e të lidhur në kokë) dhe tekstet kuptimplota (kënga e tij “YouTube Comments” trajton bullizmin në Internet) burojnë nga përjetimet e kësaj bote.

“Është shumë e rrallë për një djalosh si puna ime – një refugjat – të them gjëra si: ‘Jetoj në L.A.’. ‘I kam vendosur prindërit në shtëpi më të madhe’, ‘I bleva babait veturë’”, tha ai. “Nuk tingëllon reale. Druaj se po që se i përpëlis sytë qoftë edhe vetëm për një çast, do ta humbas këtë moment”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme