Gashi publikon këngën e re “Don’t Pass On Love”

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Don’t pass on love” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kjo këngë është punuar nga Blank Square Production, në bashkëpunim me Gashin, i cili ka shkruar një pjesë të këngës vet.

Ky projekt muzikor është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi me prejardhje shqiptare shfaqet me një performancë shumë interesante, në krah të disa femrave.

Regjisor të klipit janë Jon Primo dhe vet Gashi.

Rap-artisti, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, vazhdon të jetë i angazhuar me shumë projekte në arenën ndërkombëtare, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku i tij.

Të ngjashme