Gati një vit nga vdekja e Kobe Bryant, Vanessa bën një postim prekës

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Më 26 janar bëhet një vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, që i mori jetën basketbollistit të njohur, Kobe Bryant, vjazës së tij, Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Në prag të një vjetorit të vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tij, është bashkëshortja e basketbollistit që ka bërë një postm prekës në llogarinë e saj në Instagram

“Më lini të jem e vërtetë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyese. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në një postim në Instagram.

Kobe Bryant la pas 3 vajza, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe Capri 18 muajshe.

Të ngjashme