Gemma Chan megjithatë në filmin e Marvel “The Eternals”

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Gemma Chan është në negociatat përfundimtare për rol në filmin e Marvel ‘The Eternals’, për të cilin tashmë e dimë se do të sjellë fytyra të mëdha filmike.

Chan iu bashkua kështu Angelina Jolie, Richard Madden, Brian Tyree Henry, Salma Hayek dhe Kumail Nanjiani, shkruan KOHA Ditore. Në fillim të këtij viti, Chan tashmë e kemi parë në një film tjetër të Marvel, Captain Marvel, në të cilin ajo e luajti rolin e Minn-Erva, por nuk dihet nëse do ta luajë të njëjtin rol në filmin e ri.

Image

Disa burime thonë se bëhet fjalë për një rol krejtësisht të ri, që do të ishte risi që një aktore t’i luajë dy personazhe të ndryshme në Marvel Cinematic Universe.

The Eternals gjithashtu xhirohet sipas stripit të vitit 1967 të Jack Kirby, ngjarja e të cilit është vendosur miliona vjet në të kaluarën, kur qeniet kozmike Celestials eksperimentuan me njerëz për të bërë super-qenie. Nga këto eksperimente, dolën Eternalsët e superfuqishëm dhe keqbërësit Deviantët, ndërsa këto dy grupe janë vazhdimisht në konflikt.

Regjinë e The Eternals do ta bëjë Chloe Zhao sipas skenarit të Matthew dhe Ryan Firp, ndërsa filmi i 25-të në Marvel Cinematic Universe në kinema pritet më 6 nëntor të vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme