Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi festojnë përvjetorin e katërt të romancës së tyre

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Ata janë një nga çiftet më të admiruara shqiptare, të cilët prej vitesh kanë qenë pjesë e shtypit rozë.

Fjala është për këngëtarin Genc Prelvukaj dhe partneren e tij, artisten nga Shqipëria, Eni Koçi.

Çifti janë së bashku që një kohë të gjatë dhe ditën e sotme (e diel) festojnë përvjetorin e romancës së tyre.

Në postimet që kanë shpërndarë në rrjete sociale, dyshja njoftojnë se janë që katër vite pranë njëri-tjetrit.

“Urime përvjetorin Eni Koçi, katër vite”, ka shkruar ai.

Të njëjtit shfaqen në një vend luksoz duke bërë dolli për gjithë këtë kohë të bukur që kanë kaluar.


Eni dhe Genci ndërkohë u fejuan në vitin 2019, gjersa në disa deklarata theksuan se nuk kanë në plan ndonjë dasmë për shkak të pandemisë.

Të ngjashme