Genc Prelvukaj me këngë kushtuar heroit Bekim Berisha

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai është aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore, ndërsa së fundmi ai ka vendosur të bëjë një dedikim.

Bëhet fjalë për projektin i cili i kushtohet ish-ushtarit të UÇK-SË, Bekim Berisha, lajm ky i ditur nga rrjeti social Instagram.

“Kjo këngë i dedikohet Bekim Berishës dhe të gjithë ushtarëce të rënë në çlirimin e Kosovës”, është shprehur ai.

Mes tjerash artisti shtoi: “Jam munduar të transmetoj emocionin më të madh, por për veprën e tij fjalët janë të mangëta çdoherë”.

Theksojmë se para dy muajsh ai lansoi këngën “Lek i madh”, që erdhi në bashkëpunim me Granit Ismajli.

Të ngjashme