Genc Prelvukaj rezulton pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndërsa bëri të ditur se është përkujdesur mjaft shumë.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit, me ç’rast kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ai.

Tutje Prelvukaj shtoi: “Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”.

Postimi i tillë mori komente të shumta nga fansa dhe koleg të tij, të cilët i uronin atij shërim të shpejtë.

Vlen të përmendet se edhe një numër i madh i artistëve shqiptarë rezultuan pozitiv, por që për shkak të kujdesit u shëruan nga virusi-vdekjeprurës.

Të ngjashme