Genc Prelvukaj së shpejti sjell “Lek i madh”

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ditë më parë njoftoi fansat se është në përgatitje të albumit të ri.

Por, duket se para lansimit të albumit ai do të sjellë këngë e bashkëpunime të ndryshme deri në muajin tetor.

Një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi, ku ka bërë të ditur se po vjen në duet me artistin Granit Ismajli.

“Lek i madh” titullohet kënga, e cila pritet që së shpejti të prezantohet para publikut e fansave të dyshes.

Siç thekson edhe reperi, këtë bashkëpunim ia ka dedikuar shtresës së pasur përfshirë këtu biznesmenët, fëmijët e politikanëve dhe trafikantët.

“Kënga godet meshkujt e paedukatë e të pakulturë, fëmijë apo të afërm të zyrtarëve shtetërorë, biznesmenëve, trafikantëve dhe secilit të pasuruar paligjshëm, që na irritojnë me idiotësinë e tyre çdo ditë”, ka shkruar ai mes tjerash.

Përkundër zbulimit të këtyre detajeve, Genci nuk ka treguar një datë të saktë të publikimit të “Lek i madh”.

Të ngjashme