Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albash Eagle sjellin bashkëpunimin “Stay”

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Genc Prelvukaj, dyshja e famshme Shaolin Gang dhe Albash Eagle kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Stay” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve hip-hop dhe RnB.

Kënga është produkt i Black Fish Entertainment, gjersa tekstin e kanë shkruar vet interpretuesit e këngës, secili pjesën e vet përkatëse.

“Stay” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili është xhiruar në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Në këngë mund të dëgjohet edhe një pjesë e kënduar nga një femër, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, por që gjithsesi i ka dhënë mjaft hijeshi këngës.

Kohëve të fundit janë të shumta bashkëpunimet trio në estradë, dhe Genci me Shaoling Gang dhe Albash Eagle duket se kanë ndjekur po ashtu trendin. 

Të ngjashme