Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej shumë kohësh ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin Fero.

Të njëjtit bënë të ditur se kanë bashkuar forcat për herë të parë, gjersa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.

Kjo është njoftuar nga partneri i artistes shqiptare, Huseyin Usta, i cili ka azhurnuar fansat me një postim të hedhur në InstaStory.

“A jeni gati. Së shpejti Genta Ismajli dhe Fero”, thuhej në njoftim.

Duket se kënga do jetë pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”, nga i cili janë publikuar një sërë bashkëpunimesh.

Genta në anën tjetër që nga vera e kaluar nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt dhe ai i fundit mbetet “Ça me bo” së bashku me Marselin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme