Genta Ismajli feston ditëlindjen e saj të 37-të

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që ka qëndruar aktive në skenën muzikore.

Për vite me radhë Genta Ismajli ka qenë afër fansave të saj, duke u sjell më të reja nga jeta dhe karriera profesionale.

Gjatë ditës së sotme (e hënë) bukuroshja brune ka bërë të ditur se po feston ditëlindjen e saj të 37-të.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Genta ka ndarë disa imazhe dhe urime që i janë bërë.

Artistja mori mesazhe tejet të dashura nga kolegë, fansa dhe familjarë, të cilët e uruan për më të mirat në jetë.

“Level Up” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Fero. 

Të ngjashme